Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ka reaguar për mbetjet e rrezikshme të cilat u kapën në Vlorë në një traget, duke thënë se operacioni verifikoi se sa problem i madh është për Shqipërinë.

Ndër të tjera nga Prespa, Klosi tha se operacioni ishte i organizuar qartësisht dhe shënoi sukses. Po ashtu ai shprehet se e konsideron aktivitetin e kompanisë shumë kriminal dhe pse do i lihet deri në fund hetimit për të nxjerrë nga analizat laboratorike shkencore sa sa të rrezikshme ishin këto mbetje.

Ndërkohë nga ana tjetër bashkëshortja e biznesmenit të mbetjeve, Zamir Kormuzi, i cili u arrestua mbëmjen e djeshme deklaroi se nuk ishin mbetje të rrezikshme dhe se bashkëshorti i saj kishte përfunduar në pranga pasi kishte shkuar për të deklaruar në Polici.

“Operacioni i djeshëm i organizuar në mënyrë të strukturuar nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mjedisit së bashku me autoritet lokale në Vlorë ishte një aksion i cili shënon një nga më pikat kulmore në kuadër të gjithë përpjekjeve që bejmë ne për të vazhduar në mënyrë të fortë moratoriumin e mbetjeve te rrezikshme në vendin tonë, ishte nje operacion i cili u planifikua qartësisht dhe shënoi sukses sepse gjithë strukturat përfshirë gjërësisht strukturat e mjedisit, kryen atë operacion duke verifikuar tashmë sesa i thellë është ky problem.

Është një ngjarje e ditës së parë apo ka raste të tjera për të cilat do të hetohet dhe hetimi do të shkojë thellësisht në të gjithë aktivitetin që për mua është shumë kriminal që ka zhvilluar ajo kompani, megjithatë do ia lëmë hetimit fjalën e fundit dhe laboratoreve shkencore që të vertetojne përbërjën e atij materiali dhe rrezikshmerinë qe ai ofron për njerëzit por ndihem mirë që patëm një kombinim të jashtezakonshëm me Policinë e Shtetit edhe në kuadër të Reformimit te institucioneve që kontrollojnë mjedisin.

Në Shqipëri pasi mbrojtja e mjedisit është bërë detyrë e gjithë shoqërise dhe njerëzit kanë shumë në dorë. Informacioni erdhi nga qytetarë dhe u veprua nga institucione shtetërore.”-tha Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb