Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 339, ndërsa për 24 orë nga 646 teste kanë rezultuar 11 raste pozitive.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 136 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.781 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.326 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 646 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.740. Në total numri i rasteve aktive është 339.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: