Teksa mjekët e familjes përveçse do të trajtojnë me këshilla dhe pacientët e prekur nga COVID, përmes këshillimit online, ata po ofrojnë shërbim edhe për konsulta të tjera mjekësore.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se janë 1600 mjekë që ofrojnë shërbime mjekësore online.

MESAZHI I MANASTIRLIUT
Më shumë se 1 mijë të moshuar kanë marrë barnat ne rimbursim në banesë gjatë ditës së sotme, pa patur nevojë të shkojnë në farmaci ✅
3️⃣3️⃣,5️⃣2️⃣0️⃣ të sëmurë kronikë i kanë përfituar barnat me rimbursim gjatë muajit të fundit ✅
??⚕️ ?⚕️ 1600 mjekë familje po ofrojnë on line? në kohë reale konsultën mjekësore, pa patur nevojë që qytetarët të paraqiten në qendrat shëndetësore.
? Për çdo pyetje për barnat me rimbursim apo për të kontaktuar mjekun e familjes, telefononi linjën e gjelbër 0800 40 40❗️

#ShërbimiMjekësorAfërQytetarëve
#QëndroniNëShtëpi

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: