Donald Veshaj ka arritur sukses me këngën e tij të re.

Duket se aktori po e shfrytëzon në maksimum famën që ka marrë nga Big Brother VIP. Pas daljes nga shtëpia e famshme, aktori i humorit është angazhuar me koncerte muzikore. Së fundmi, ka sjellë dhe një këngë të titulluar “Nuk je”, me të cilën ka thyer rekord klikimesh.

Ndërsa ka kaluar pak më shumë se një ditë që nga publikimi, kënga tashmë ka grumbulluar mbi një milion klikime. Për tekstin e këngës është kujdesur vetë Donaldi, producent është kantautori Elgit Doda. Kënga nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendje pasi thuhet se është dedikim për Borën.

Bora dhe Donaldi kanë qenë kryefjalë e mediave pasi shkëmbyen një puthje brenda shtëpisë së famshme. Duke iu referuar tekstit, duket se është një dedikim për moderatoren. Në videoklip përfshihej dhe numri 5 (data e përvjetorit të tyre).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: