Partizani luan të dielën një nga sfidat vendimtare te sezonit, edhe pse është vetëm java e gjashtë e kampionatit. Kjo për faktin se përballë ka Tiranën, kampionen në fuqi dhe rivalen direkte për titull.

Të kuqtë vijnë në këtë sfidë me moral të lartë pas fitores në Kukës, për më tepër si kryesues të kampionatit. Demat janë të bindur se një sukses në derbi do të thoshte një copëz titulli, pasi diferenca me bardheblutë do të shkonte në shtatë pikë karshi tyre.

Për trajnerin Colella, tre janë shqetësimet gjatë kësaj jave: Tedi Cara është i dëmtuar në fytyrë dhe nuk stërvitet dot normalisht. Shërimi i tij po ecën mirë, por e çara do kohën e vet për t’u mbyllur. Viktor da Silva nuk është rikuperuar totalisht dhe ende nuk dihet nëse do të jetë 100%.

Partizani nuk fiton prej më shumë se 18 muajsh ndaj Tiranës, e thënë ndryshe për gati dy sezone, dhe derbi i radhës po përjetohet edhe nga tifozët, që kërkojnë rikthimin te suksesi, edhe pse nisur nga situata në renditje, një pikë nuk mund të hidhet poshtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb