Kryeministi spanjoll, Pedro Sánchez e cilësoi shqetësuese situatën epidemike në Spanjë, për shkak të një rritjeje të rasteve me COVID-19 këto ditët e fundit, duke përjashtuar të propozonte një ashpërsim të kufizimeve për Krishtlindje.

Spanja ka qenë një prej vendeve të para europiane që është prekur nga vala e dytë e përhapjes së COVID-19 dhe ka vendosur masa të reja, por situata është përmirësuar këto javët e fundit me një reduktim rreth sa gjysma e incidencës së nëntorit.

“Por, këto ditët e fundit ne kemi parë një rritje shqetësuese të numrit të rasteve”, deklaroi drejtuesi socialist para dhomës së deputetëve.
Që prej fillimit të dhjetorit, rreth 9 000 raste të reja janë regjistruar çdo ditë nga Ministria e Shëndetësisë. Kjo shifër ka kaluar 10 000 dje në mbrëmje.

Sanchez nënvizoi se nuk do të hezitonte të propozonte për qeveritë rajonale ashpërsimin e planit për Krishtlindje, një sërë masash, qëllimi i të cilave është frenimi i përhapjes së koronavirusit gjatë festave të fundvitit.

Spanja është një prej vendeve europiane, më të prekura nga pandemia, me një bilanc zyrtar më shumë 48 000 të vdekur dhe më shumë se 1,7 milionë raste me COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb