Numri i rasteve me koronavirus në të gjithë botën u rrit në 10 milionë, sipas një raporti nga universiteti Johns Hopkins.

Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Rusia janë vendet me numrin më të lartë të rasteve në terma realë, me rekorde që arrijnë përkatësisht në 2,5 milionë, 1,3 milionë dhe 634 000 raste.

Këtë javë në SHBA është regjistruar ritëm i shpejtë i rritjes së rasteve me virus.

Koronavirusi ka prekur shumicën dërrmuese të vendeve dhe përgjigjet ndaj tij kanë ndryshuar në varësi të të ardhurave kombëtare, sistemit të kujdesit shëndetësor dhe faktorëve të tjerë.

Si rezultat, numri i të viktimave ka qenë i ndryshëm nga njëri vend në tjetrin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: