Nëse keni një uebsajt me WordPress, duhet ta kontrolloni faqen tuaj se mund të jeni prekur nga një virus. Sipas Sucuri-t, një firmë e sigurisë së serverëve për WordPress-in, qindra mijëra uebsajte WordPress janë prekur nga një virus i quajtur SoakSoak, i cili i kthen këto uebsajte në platforma që mund të infektojnë pajisjet të cilat i vizitojnë.

Dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak të një mangësie në softuerin Slider Revolution, dhe kjo është konfirmuar nga Sucuri, kompania që ndihmon operatorët e uebsajteve që të sigurojnë serverët e tyre. Ky sulm ka prekur uebsajtet WordPress.ORG dhe jo WordPress.COM, pasi ky i fundit nuk mirëpret softuer shtesë. Për të testuar faqen tuaj klikoni këtu: http://sitecheck.sucuri.net/
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: