MAQEDONI E VERIUT

Varianti Delta duket se po sjell një rritje të ndjeshme rastesh në gjithë Ballkanin. 164 të infektuar nga COVID-19 janë shënuar vetëm në Maqedonin e Veriut.

Bie në sy se shumica e rasteve vijnë nga Tetova, 60 raste dhe ndjek Shkupi me 34 raste.

Nga ana tjetër 3 pacientë kanë humbur jetën kurse 18 të tjerë janë shëruar përfundimisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb