Rritet sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë. Autoritetet spanjolle raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 743 viktima, shifër kjo në rritje me 100 persona, krahasuar me shifrën e djeshme, ku u regjistruan 637 viktima.

Me të dhënat e sotme, Spanja shënon sërish bilanc tragjik në rritje nga virusi vdekjeprurës, duke e çuar në 13 798 numrin total të viktimave.

Me një fije shpresë, pasi katër ditët e fundit ishin shifra në zbritje, një tjetër goditje vjen për Spanjën, vendi i dytë pas Italisë me numrin më të lartë të vdekjeve në botë.

Më shumë se 140.500 njerëz kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Spanjë, duke u bërë e dyta në botë pas SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb