Mbi 12.8 milionë fëmijë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, sipas raportit të fundit nga Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) dhe Shoqata e Spitaleve të Fëmijëve.

Mbi 130,000 nga këto raste janë shtuar në katër javët e fundit. Sipas raportit, që nga java e parë e shtatorit të kaluar, ka pasur rreth 7.8 milionë raste shtesë të fëmijëve me COVID-19.

Sipas raportit, fëmijët përfaqësonin 19 për qind të të gjitha rasteve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Për javën që përfundoni më 31 mars, fëmijët përbënin 16.6 për qind të rasteve javore të raportuara me COVID-19.

Ekziston një nevojë urgjente për të mbledhur më shumë të dhëna specifike për moshën për të vlerësuar ashpërsinë e sëmundjes që lidhet me variantet e reja, si dhe efektet e mundshme afatgjata, tha AAP.

“Është e rëndësishme të pranojmë se ka efekte të menjëhershme të pandemisë në shëndetin e fëmijëve, por më e rëndësishmja, ne duhet të identifikojmë dhe adresojmë ndikimet afatgjata në mirëqenien fizike, mendore dhe sociale të këtij brezi fëmijësh dhe të rinjsh.” tha AAP.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: