Ndonëse shifrat me koronavirus janë rritur, ku dje u regjistruan 739 raste pozitive, në muajin janar janë kryer mbi 13 mijë testime më shumë se në dhjetor. Ky fakt është bërë i ditur nga gazetari Erjon Skëndaj gjatë një raportimi live për ‘Nwes24’.

Skëndaj pohoi se në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 5 urgjenca, ndërsa aktualisht të shtruar janë 70 pacientë.

Ndërkohë, në spitalin COVID 3 janë të shtuar 80 pacientë, ndërsa tek ‘Shefqet Ndroqi’ 135 persona marrin trajtim mjekësor. Po ashtu Skëndaj pohon se në 24 orët e fundit në këtë spital janë paraqitur 12-15 urgjenca, përfshi këtu dhe rastet që vijnë nga Tirana.

1 janar 1181 vdekje
23 janar 1303
Diferenca + 122
Mesatarja 5.3 vdekje ne dite
9 dhjetor 936
31 dhjetor 1181
Diferenca 245
Mesatarja 10.6 vdekje ne dite
31 dhjetor
Testime 51.778
Pozitive 13.128
Shkalla e pozitivitetit 1 ne 3.9 teste i infektuar, (25,5 %).
1 janar 22 janar
Testime 64856
Pozitive 12339
Shkalla e pozitivitetit 1 i infektuar ne 5.3 teste te kryera (19%).
Krahasimi mes dy periudhave
Teste + 13.078
Pozitiviteti -789 te infektuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: