JEMEN-Numri i të vdekurve nga një sulm ajror në një dasëm në Jemen ka arritur në së paku 131, bëjnë të ditur Kombet e Bashkuara.

Raketat raportohet se kanë goditur dy tenda në një fshat pranë portit Moka, ku një person i lidhur me rebelët Huthi, ka festuar martesën e tij

Koalicioni, i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili ka bombarduar caqet rebele për gjashtë muaj, ka mohuar përgjegjësinë për sulmin.

Kombet e Bashkuara kanë dënuar krimin.

Rreth 5,000 persona, përfshirë 2,355 civilë, janë vrarë nga sulmet ajrore dhe luftimet në terren qysh më 26 mars, kur rebelët Huthi kanë detyruar preisdentin e Jemenit të largohet nga vendi.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: