Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka bërë një reagim lidhur mbi evakuimin e civilëve.

Ajo bën me dije se 140, 000 civilë janë evakuuar nga zonat e konfliktit.

Ndërkohë vetëm të dielë mijëra njerëz janë evakuuar nga qytetet në rajonin e Kievit dhe rreth 5,000 njerëz ishin evakuuar nga rajoni lindor i Luhanskut.

Gjithashtu zëvendëskryeministrja theksoi se një kolonë humanitare nuk ka mundur të evakuohet për shkak të bombardimeve ruse.

“Kolona ka qëndruar në qytetin e pushtuar nga Rusia,  Berdiansk dhe nesër do të tentojë sërish të arrijë në Mariupol”, ka thënë ajo, shkruan BBC.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: