Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ndajë 150 mijë euro për Deçanin, pas situatës së krijuar së fundmi atje e ku mbi 1500 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e helmimit.

Ky vendim është marrë me propozimin e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, për trajtimin dhe rregullimin e ujësjellësit për fshatrat në komunën e Deçanit.

Po ashtu Ministria e Shëndetësisë ka dërguar staf shtesë dhe barna shtesë në këtë qytet.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb