Qeveria meksikane ka mbajtur në paraburgim dy t arrestuar për më shumë se 17 vite. Mediat e huaja shkruajnë se gjykata Ndër-Amerikane e të Drejtave të Njeriut tha se qeveria meksikane është përgjegjëse për “shkeljen e të drejtave për integritetin personal, lirinë personale, për garancitë gjyqësore, për barazinë para ligjit dhe për mbrojtjen gjyqësore”.

Sipas gjykatës dy të arrestuarit, Daniel García Rodríguez dhe Reyes Alpízar Ortiz, iu nënshtruan torturave gjatë periudhës në të cilën ishin mbajtur.

García dhe Alpízar u arrestuan në vitin 2002 dhe qëndruan në paraburgim për 17 vjet përpara se të dënoheshin me akuza për vrasje. Ata u akuzuan për vrasjen e një këshilltari komunal në vitin 2001 dhe paraqitën një ankesë në Gjykatën Ndër-Amerikane në vitin 2007.

Gjykata Ndër-Amerikane e të Drejtave të Njeriut ka urdhëruar Meksikën të bëjë ndryshime me një sërë masash dëmshpërblimi, duke përfshirë pagesat për dëmet materiale dhe jomateriale. Qeverisë meksikane iu kërkua gjithashtu të përshtatte procedurat gjyqësore me standardet ndërkombëtare. Afati është për një vit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb