Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se “deri tani, në vendin tonë janë kryer 2 510 426 vaksinime në total”.

Vetëm ditën e djeshme, janë kryer 8155 vaksinime.
Po ashtu, sipas Ministrisë, 229 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, janë evidentuar nga mjekët e familjes nëpërmjet certifikatave të vaksinimit (ose 458 vaksinime të aplikuara jashtë vendit).

Vaksinimi masiv anti-COVID vijon në të gjitha pikat e përqendruara të vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “derë më derë”.

Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb