Kalifornia në SHBA ka vendosur një shtetrrethim gjatë natës që fillon nga e shtuna. Shteti amerikan nuk ka pritur më duke parë se po arrin pikun e viktimave dhe rasteve të reja nga COVID-19.

Shteti shënoi mbi 2 mijë viktima në ditë për herë të parë nga maji i këtij viti kurse pas Teksasit është i dyti që ka mbi 1 milion raste na COVID-19.

Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 21 dhjetor, me të drejtë shtyrjeje, teksa afekton 94% të popullsisë në të cilën gjatë natës do të lejohen të punojnë vetëm restorantet me delivery nga shërbimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb