Më shumë se 20 vende kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në bisedimet për Ukrainën, të planifikuara për të martën në bazën ajrore ”Ramstein” në Gjermani, tha Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

”Rreth 40 vende janë ftuar në konferencën në ‘Ramstein’, që është një nga instalimet më të mëdha ushtarake amerikane jashtë vendit”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Ai nuk tha saktësisht se cilat vende i kishin pranuar tashmë ftesat e bëra nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Janë ftuar edhe vende joanëtare të NATO-s.

Kirby tha se një prej qëllimeve të bisedimeve ishte siguria e qëndrueshme dhe sovraniteti i Ukrainës.

”Fakti që më shumë se 20 vende kanë rënë dakord tashmë të marrin pjesë është shenjë e rëndësisë që SHBA dhe këto vende i kushtojnë nevojave të mbrojtjes së Ukrainës”, tha Kirby.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: