Prej 4 ditësh, 214 të burgosur në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe janë në grevë urie.

Të burgosurit i janë drejtuar me një peticion ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke i kërkuar asaj një Amnisti të Përgjithshme me 2-3 vite për gjithë të dënuarit, ndërsa kërkojnë gjithashtu aprovimin e lejeve shpërblyese, hapjen e takimeve me familjet dhe hapjen e takimeve speciale të cilat janë të bllokuara për shkak të COVID-19 si masa parandaluese për përhapjen e virusit.

Peticioni është firmosur nga 214 të burgosurit dhe i është drejtuar ministres së drejtësisë.

Më poshtë është peticioni i plotë drejtuar ministres së Drejtësisë:

“E nderuar Ministre e Drejtësisë znj.Etilda Gjonaj me këtë peticion që po adresojmë tek ju ne të burgosurit e I.V.P Reç Malësië e Madhe duam të shtrojmë disa probleme lidhur me drejtësinë dhe mënyrën sip o trajtohemi gjatë kësaj kohe sidomos tani gjatë pandemisë COVID-19. Ju bëjmë me dije se një pjesë e madhe e të dënuarve që janë aktualisht në burg relativisht me dënime mjaft të rënda janë trajtuar si fajtorë dhe janë deklaruar si të tillë nga drejtësia shqiptare , nga kjo drejtësi që na rezulton e korruptuar dhe e paaftë në profesionin e saj siç na tregon Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve janë shkarkuar masivisht dhe si rrjedhojë jemi pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë dhe rrezikojnë edhe gjykatat e apelit në qarqe për të mos shtuar dhe gjendjen kritike nga COVID-19.

Ne të burgosurit e I.V.P Reç paraqesim përpra jush një kërkesë Amnistie të Përgjithshme ku gabimet e gjyqësorit në një fare mënyre të shfajësohen pjesërisht sepse jemi koshient që nuk mund të na shuhen dënimet por mund të amnistohemi për këtë shkak dhe për situatën ku ndodhet vendi ynë tani që nga viti 2014 nuk ka patur më amnisti dhe ato që ishin amnisti përfituan vetëm vjedhësit jo se nuk meritojnë edhe ata por dëmet më të larta nga drejtësia e korruptuar siç e keni anatemuar dhe vetë ju, jemi duke vuajtur ne dhe familjet tona ndaj ju keni detyrë ligjore dhe morale të kërkoni, insistoni në dhënien e një amnistie gjithëpërfshirëse duke u bazuar dhe në atë çfarë ju keni deklaruar shumë herë në media duke cituar drejtësi e kalbur. Reforma në drejtësi do të na sillte një shpresë që më në fund do dilte e drejta jonë dhe doli sepse u shkarkuan pafundësisht gjyqtarë dhe prokuror por ngeli akoma dënimi i dhënë nga paketa Gjyqtarë dhe Prokurorë ku jo rradhë herë akuzohen si të korruptuar dhe të paaftë. Ndaj e drejta jonë legjitime dhe e logjikshme na çon drejt kërkesës për një Amnisti të Përgjithshme.

Duke marrë shkas dhe nga pandemia COVID-19 shumë vende në Europë dhe më gjërë kanë bërë amnisti dhe liruar. Kushtet e jetesës brenda institucionit të rehabilitimit në një kohë kur na janë bllokuar takimet me familjen nuk janë të lehtë sepse jo të gjithë kanë mundësi për të folur me celular përmes video call në Skype. . Ne na janë bllokuar edhe takimet speciale me bashkëshortet dhe bashkëjetueset, na janë bllokuar lejet shpërblyese. Edhe një herë insistojmë në kërkesat tona duke besuar që je ministrie e Drejtësisë dhe jo një ministre pa portofol. Kërkojmë Amnisti të Përgjithshme 2-3 vite për gjithë të dënuarit. Ajo që kërkojmë është aprovimi i lejeve shpërblyese, hapja e takimeve me familjet, hapja e takimeve speciale”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb