Roja bregdetare italiane tha se ekipet detare kanë shpëtuar mbi 2,000 migrantë nga anije të mbipopulluara në Detin Mesdhe. Shifra çon në afro 10,000 numrin e njerëzve të shpëtuar në dy ditët e fundit.

Anijet e marinës amerikane, të agjencisë kufitare të BE-së – Frontex, të misionit detar të BE-së Eunavfor Med dhe të organizatave bamirëse Mjekët pa Kufij dhe Moas kanë ndihmuar në nxjerrjen e migrantëve nga nëntë anije më 24 qershor, tha roja bregdetare italiane.

Të dhënat e fundit nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim tregojnë se 222,318 migrantë kanë arritur në Evropë këtë vit, përfshirë 159,556 në Greqi dhe 55,563 në Itali. Sipas burimit të njëjtë, 2,861 veta kanë vdekur ose janë zhdukur gjatë kalimit të Detit Mesdhe. Evropa po përjeton krizën më të rëndë me migrantë që nga Lufta e Dytë Botërore. Shumica e tyre janë të ikur nga konfliktet në Siri, Irak dhe Afganistan.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: