Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se mbi 23 milionë fëmijë në Afrikë do të vaksinohen kundër poliomielitit pas vërejtjes së një rasti në Malavi në Afrikën jugore.

Në një deklaratë me shkrim të UNICEF-it thuhet se vaksinimi do të kryhet në gjithë kontinentin për të luftuar poliomielitin dhe se qëllimi është të vaksinohen 23 milionë fëmijë.

Theksohet se fushata e vaksinimit, e cila do të nisë në Malavi në fazën e parë, do të vazhdojë në vende si Mozambiku, Zambia dhe Tanzania.

Rasti i parë pas 5 vitesh

Një rast i poliomielitit u zbulua tek një djalë 3 vjeç e gjysmë në Malavi më 17 shkurt.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se ky ishte “rasti i parë i poliomielitit në Afrikë pas rreth 5 vitesh”.

Poliomieliti definohet si sëmundje që shfaqet te fëmijët më të vegjël se 5 vjeç dhe shkaktohet nga poliovirusi.

Virusi infekton palcën kurrizore në një në çdo 200 raste, duke shkaktuar paralizë të pakthyeshme. Midis 5 dhe 10 për qind e të paralizuarve vdesin kur preken muskujt e tyre të frymëmarrjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb