Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 2,5 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, gjithsej 2.500.186 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën.

Shifra më e madhe e vdekjeve deri më tani është regjistruar në SHBA, me 515.408 viktima.

Pas saj radhiten Brazili me 248.646 viktima, Meksika 181.809, India me 156.713, Britania me 121.747, Italia 96.348, Franca 85.044, Rusia 84.430, Gjermania 69.341, Spanja 68.079, Irani 59.736, Kolumbia me 59.118 dhe Argjentina me 51.510.

Ndërkaq, në Turqi deri më tani janë regjistruar 28.285 të vdekur.

Pas shfaqjes në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, janë regjistruar 112.820.588 të infektuar, ndërsa prej tyre 88.405.855 e kanë fituar betejën kundër virusit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb