Në 24 orët e fundit, në Turqi janë zbuluar edhe 3 013 raste të reja me coronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 23,934.

Autoritetet turke njoftuan për 76 të vdekur tjerë nga coronavirusin, që e çuan në 501 numrin e përgjithshëm të viktimave nga kjo pandemi.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka bërë të ditur se mbi 3 000 raste të reja që u shënuan brenda një dite.

Deri më tani, 786 pacientë janë shëruar nga kjo sëmundje dhe janë kthyer në shtëpi, ndërsa 1,311 janë nën kujdes intensiv. Trajtimet e të sëmurëve kanë rezultuar me sukses, duke bërë që të ketë më shumë të shëruar.

Gjatë ditës së djeshme, janë realizuar 19,664 testime, ndersa numri i përgjithshëm i testimeve për coronavirus deri më tani është 161,380

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: