Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha sot se viza e një studenti turk të ndaluar në Boston është hequr, sepse Uashingtoni nuk do t’u japë viza personave të përfshirë në lëvizje që përfshihen në “vandalizëm të universiteteve, ngacmime të studentëve, pushtim ndërtesash “.

Shefi i diplomacisë amerikane nuk ka dhënë informacion nëse Rumeysa Ozturk ka marrë pjesë në aktivitete të tilla.

Në një konferencë për shtyp nga Guajana, Rubio tha se numri i vizave që Departamenti i Shtetit ka revokuar mund të kalojë 300.

Konkretisht, Marco Rubio deklaroi: ” Ndoshta më shumë se 300 në këtë pikë.” Ne e bëjmë atë çdo ditë, sa herë që gjej një nga këta të çmendur .

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb