Britania e Madhe ka regjistruar më shumë se 36 000 vdekje, që nga fillimi i majit, shkaku i dyshuar i të cilave është koronavirusi i ri, sipas statistikave zyrtare të publikuara sot.

Numri i paraqitur nga Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS) është shumë më i madh se ai i Departamentit britanik të Shëndetit.

Kjo e fundit raportoi sot 32 692 vdekje nga COVID-19 në spitale dhe në institucionet e të moshuarve, 627 më shumë krahasuar me një ditë më parë.

Vendi më i prekur në Europë dhe i dyti në botë pas SHBA-së përsa i përket numrit të vdekjeve, Britania e Madhe dekretoi një mbyllje të përgjithshme më 23 mars, e cila duhet të lehtësohet shumë pak për herë të parë të mërkurën, vetëm në Angli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb