Numri i vaksinave të administruara në mbarë botën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 4.91 miliardë.

Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Ourworlindata.org”, ku përpilohen të dhënat për vaksinimin kundër pandemisë COVID-19, Kina renditet e para me mbi 1 miliard e 920 milionë doza të administruara e ndjekur nga India me 576 milionë e 117 mijë doza, SHBA-ja me 360 milionë e 630 mijë dhe Brazili me 173 milionë e 650 mijë.

Më pas renditet Japonia me 115 milionë e 740 mijë, Gjermania me 99 milionë e 40 mijë, Britania e Madhe me 88 milionë e 850 mijë, Turqia me 88 milionë e 160 mijë, Indonezia me 87 milionë e 260 mijë, Franca me 82 milionë e 920 mijë, Meksika me 79 milionë e 930 mijë, Rusia me 75 milionë e 680 mijë, Italia me 75 milionë e 40 mijë, Spanja me 63 milionë e 90 mijë si dhe Kanadaja me 52 milionë e 200 mijë doza.

Turqia renditet e 8-ta në botë në administrimin e vaksinave

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, vendi deri më sot ka administruar 88.160.935 doza të vaksinës.

Për sa i përket numrit të vaksinave, Turqia renditet e teta në botë. Në të gjithë vendin, 45.720.733 njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa 34.886.099 kanë marrë të dy dozat e nevojshme.

Vaksinat që janë në përdorim ose që janë lejuar për përdorim emergjent deri më sot, administrohen me dy doza dhe intervale. Për këtë arsye numri i dozave të administruara nuk nënkupton se ka përfunduar vaksinimi për të njëjtin numër të individëve.

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, numri i rasteve në gjithë botën ka shkuar në mbi 211 milionë e 647 mijë ndërsa numri i të vdekurve në mbi 4 milionë e 429 mijë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb