Antikorrupsioni ka zbuluar keqpërdorim serioz të të dhënave personale dhe dyshon për përvetësim ose pastrim parash nga disa bastore sportive. Anëtari i anti-korrupsionit, Goran Tërpenoski, për Alsat u shpreh se kanë kontrolluar të dhënat e disa zyrtarëve, prej ku kanë zbuluar se disa bastore në fletë- paraqitjet tatimore të dorëzuara në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, u kanë evidentuar fitim, megjithëse kjo nuk ka ndodhur.

Deri më tani, nuk tregon kush janë këto bastore dhe sa njerëzve u janë keqpërdorur të dhënat. Për momentin, anti-korrupsioni thotë se kanë prova për shumë prej 40,000 eurove.

“Erdhi njeriu, i morëm shënim zyrtar dhe thotë – në fletëparaqitjen tatimore nuk kam fitim nga lojërat e fatit. Pra, është një mashtrim me të dhënat personale. Bastoret, domethënë, sigurisht që është një rrjet i madh, por këtë duhet ta shqyrtojnë institucionet. Në deklaratat tatimore, ata ju fusin fitim nga lojërat e fatit, dhe ti si lojtar nuk ke asnjë detyrim. Tatimi është paguar, gjithçka është në rregull për ty, nuk je i dëmtuar, por edhe nuk e di se një gjë e tillë ka ndodhur”, tha Tërpenoski.

Tërpenovski thotë se për këtë problem janë informuar MPB, Policia Financiare dhe DAP. Prokuroria tashmë ka zhvilluar edhe procedurë parahetimore. Nga Komisioni kundër korrupsionit propozojnë si parandalim, që të mos vijë deri te raste të këtilla, të bëhen ndryshime në Ligjin për Lojërat e Fatit. Përkatësisht, të mos lejohet më pagesa e fitimit me para në dorë, por vetën në llogari të transaksionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb