Situata e koronavirusit në Rusi ende mbetet shqetësuese.

Presidenti, Vladimir Putin është shprehur se lufta kundër kësaj sëmundje duhet të vazhdojë deri në parandalimin e përhapjes së virusit.

“Në vendin tonë po krijohet një situatë shumë e vështirë. Ka më shumë se 40,000 njerëz të sëmurë në ditë. Kjo nuk ka ndodhur më herët”, ka thënë Putin.

Gjithashtu presidenti rus udhëzoi Ministrinë e Mbrojtjes që të ofrojë mbështetje për shërbimet mjekësore të ngarkuara në menaxhimin e pandemisë dhe nëse do të jetë e nevojshme të kontribuojë në ndërtimin e objekteve të shpejta mjekësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb