Dyzet vjet që nga raportimi i rasteve të para të AIDS-it, Kombet e Bashkuara janë optimiste se virusi mund të mposhtet deri në 2030.

Agjencia UNAIDS tha se të paktën 40 vende kishin arritur një rënie prej 90% të vdekshmërisë së lidhur me këtë sëmundje, duke përfshirë nëntë vende në Afrikën Lindore dhe Jugore.

Në një raport, Programi i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara për HIV dhe AIDS tregoi se 37.6 milion njerëz në të gjithë botën ishin mbartës me HIV në vitin 2020. Prej tyre, 27.4 milion ishin duke marrë trajtim tre herë më shumë se 7.8 milion në 2010.

Përhapja e një trajtimi të përballueshëm dhe cilësor vlerësohet të ketë shmangur 16.2 milion vdekje që nga viti 2001. UNAIDS tha kjo sëmundje mbetet shkaku kryesor i vdekjeve midis grave të moshës 15 deri 49 vjeç në Afrikën nën-Sahariane.

Drejtoresha ekzekutive, Winnie Byanyima është shprehur se kriza e koronavirusit kishte pasur disa ndikime shqetësuese, veçanërisht në shtrirjen e sistemeve shëndetësore të vendeve që vuajnë nga barra më e lartë e HIV.

Ndërsa marrja e shërbimeve ishte bërë më e vështirë për shkak të bllokimeve. Agjencia ka deklaruar se duhej një investim prej 29 miliard Dollarë në vit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: