Kryengritjet dhe protestat në Iran vijojnë të përshkallëzohen,. Mediat e huaja shkruajnë se në vend po krijohen ndryshime reale dhe se kryengritjet e nisura një muaj më parë, po i afrohen momentit historik.

Ajo që nisi si një protestë për të drejtat e grave pas vdekjes  së 22-vjeçares Mahsa Amini.

Protestuesit tani po përballem me sundimtarët e tyre, ndërsa kundërshtojnë regjimin dhe liderin suprem Ali Khamenei.

Në protestat e shumta janë dëgjuar thirrjet “Vdekje diktatorit” që pasohen nga deklaratat; “Ne do të luftojmë, do të vdesim, por do të rimarrim Iranin”.

Goditja e ashpër e regjimit ka rezultuar tashmë në më shumë se 400 vdekje dhe 20,000 arrestime.

Por rebelimi vazhdon të përfshijë të gjithë vendin me shpejtësi rrufeje dhe demonstruesit po befasojnë politikëbërësit perëndimorë me gatishmërinë e tyre për të kundërshtuar me guxim forcat e sigurisë.

Ky guxim pasqyron një përkushtim parimor për t’i dhënë fund sundimit klerik. Këtë herë, thirrjet në rrugët iraniane nuk janë thjesht për reforma. Ata janë për ndryshimin e regjimit.

Tani është e pamundur të injorohet potenciali që kjo kryengritje të çojë në një revolucion në Iran.
Në një rast të rrallë komenti publik nga një agjenci amerikane e inteligjencës, drejtori i CIA-s, William Burns, kohët e fundit tha: “Këta janë njerëz jashtëzakonisht të guximshëm dhe shumë gra të reja tepër të guximshme. Ata janë të gatshëm të rrezikojnë të dalin jashtë dhe të demonstrojnë sepse janë mbingarkuar me krizën ekonomike, me korrupsionin, me kufizimet sociale veçanërisht me të cilat përballen gratë iraniane, si dhe me represionin politik.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb