Shumë ditë vuajtjesh nga vala e të nxehtit fillojnë të martën, me temperaturat që pritet të “ngjiten” në disa zona madje 43 gradë Celsius.

Shqipëria nuk do të jetë e vetmja që do të preket nga kjo valë e të nxehtit. Konstantinos Synolakis Kryetarin e Komitetit Kombëtar të Posaçëm për Ndryshimin e Klimës po ashtu ka paralajmëruar mbërritjen e të nxehtit të mesin e javës duke e përshkruar situatën si shqetësuese.

Duke folur për SKAI, ai theksoi posaçërisht se fenomene si këto, ” me 10 ditë nxehtësi të vazhdueshme, për të cilat kishte një parashikim se ato do të ndodhin në 2040, ne papritmas i shohim ato të ndodhin tashmë nga 2021 “.

Siç shpjegoi ai, jo, ka shumë modele klimatike me parashikimet e tyre që janë edhe më ogurzeza pasi ” nëse nuk bëjmë absolutisht asgjë, duket se kur ndryshon shekulli 21, do të kemi edhe më shumë ditë të ngjarjeve ekstreme të motit “.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb