Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 43 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 43 002 322 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 8 827 932 raste deri më tani. Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India (7 866 740), Brazili (5 381 224), Rusia (1 513 877), Spanja (1 110 372), Franca (1 086 497), Argjentina (1 081 336), Kolumbia (1 007 711), Meksika (886 800), Peruja (886 214) dhe Britania e Madhe (854 010).

Në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 359 784. Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën.

Deri më tani jetën e kanë humbur 1 155 524 persona. Ndërkohë, 31 707 974 persona janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 10 138 824 raste aktive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb