Numri i vaksinave të koronavirusit të ri (COVID-19) që janë administruar në gjithë botën ka tejkaluar shifrën 4 miliardë e 430 milionë.

Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Our World Data”, Kina, vendi ku për herë të parë u shfaq koronavirusi, renditet e para me mbi 1 miliard e 770 milionë doza të administruara, e ndjekur nga India me 506 milionë e 810 mijë doza, SHBA-ja me 350 milionë e 630 mijë, Brazili me 151 milionë e 710 mijë, Japonia me 99 milionë e 650 mijë, Gjermania me 94 milionë e 680 mijë, Britania me 86 milionë e 210 mijë, Franca me 76 milionë e 470 mijë, Turqia me 76 milionë e 64 mijë, Indonezia me 73 milionë e 150 mijë, Meksika me 71 milionë e 650 mijë, Italia me 71 milionë e 420 mijë, Rusia me 65 milionë e 890 mijë dhe Spanja me 58 milionë e 540 mijë doza.

– Turqia renditet e 9-ta në botë në administrimin e vaksinave

Sipas të dhënave të Ministrisë turke të Shëndetësisë, Turqia deri më tani ka administruar 76.064.634 doza të vaksinës.

Për sa i përket numrit të vaksinave, Turqia renditet e nënta në botë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 41.736.106 njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa 28.797.925 njerëz kanë marrë dozën e dytë.

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë botën ka shkuar në mbi 203 milionë e 106 mijë dhe numri i të vdekurve në mbi 4 milionë e 303 mijë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb