GRAMSH-Një familje me turistë ka qëndruar e bllokuar për 5 orë në një përrua në Gramsh. Fatmirësisht banorë të zonës lokalizuan dhe ndihmuan sot familjen të shpëtonte nga ujrat e rrëmbyeshme që janë shtuar pas shiut të rënë ditën e djeshme.

Prej orës 05:00 të mëngjesit një automjet me turistë ka mbetur i bllokuar në aksin Gramsh-Kukur. Shkak janë bërë rrëzimi i gurëve dhe inerteve në rrugë, ndërsa turistët apeluan për ndihmë.
Mjeti i 5 anëtarëve të një familje, mes tyre, 2 fëmijë, 13 dhe 16 vjec ishte bllokuar pikërisht në Përroin e Lazajve.
Kanë qenë banorë të zonës që lokalizuan dhe ndihmuan familjen e turistëve të dilnin nga rruga e përmbytur që rrezikonte nga casti në cast të përmbytej nga përroi.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: