Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delinda Ibrahimaj në fjalën e saj në Kuvend, u shpreh se opozita nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka keqinformuar qytetarët për punën e qeverisë.

“Ju doni të bëni politike mbi procedura administrative të kryera me korrektësi. Doni të bëni hetuesin e prokurorin e gjykatësin, doni të bëni vetë drejtësi. Ne besojmë te shteti ligjet zbatimi i rregulloreve dhe drejtësia. Skema për të cilën unë u ndjeva e detyruar të dal të flas dje është një skemë e zbuluar nga administrata tatimore, përfshin mbi 500 subjekte e jo 2,3 4 që përmendni ju, është referuar në prokurori nga administrata tatimore është ndjekur me përpikmëri që ti shkohet deri në fund, por s’është roli i administratës të çojë hetimin deri në fund apo të nxjerrë vendime të gjykatës, është roli i institucioneve të drejtësisë. Mund të bëjmë politike e ngremë tymnaja dua t’u siguroj që institucionet shtetërore kanë bërë punën e tyre kanë zbuluar këto skema brenda kornizës së punës së tyre, skema që nuk janë dukuri shqiptare s’kema që njihen në gjithë institucione të tilla ne vende të tjera të botës. Edhe Italia ka qenë subjekt i evazionit fiskal i fshehjes së të ardhurave për hir të këtyre skemave” , tha ajo,

Më tej shtoi:” Të gjithë institucionet duhet t’ju falënderojnë që na jepni mundësinë të tregojmë punën e mirë të bërë ndër vite. Ju vazhdoni keqinformoni opinionin publik, mbase misioni juaj është të dilni këtu dhe të keqinformoni, ndërkohë që ne vazhdojmë punojmë dhe kryejmë detyrën tonë. Që në 2017 kur janë shfaqur këto skema janë 34 raste të referuara, janë 144 kompani që janë referuar dhe me to shumë e shumë të tjera. Ne vijojmë investimet sepse është detyra jonë të punojmë që paratë e qytetarëve të mos keqpërdoren sepse për këtë na kanë votuar. Ne do të vazhdojmë detyrën tonë që paratë e qytetarëve të mos vidhen. Ju mund të vazhdoni të gënjeni, por faktet janë fakte”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb