Finlanda ka strehuar 50,000 ukrainas që ikën nga lufta e nisur nga Rusia.

“Ne jemi të kënaqur që mund të strehojmë 50,000 ukrainas në Finlandë. Ne i mirëpresim, i mbështesim dhe shpresojmë që ata t’i gjejnë kushtet të favorshme dhe të denja”, tha Presidenti i Finlandës Sauli Niinistö në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Kiev.

Gjithashtu, Niinistö përmendi paketën e fundit të ndihmës ushtarake për Ukrainën, e cila ka sjellë koston totale të ndihmës për sigurinë në rreth 600 milionë euro, si dhe gjeneratorët e ofruar dhe ndihmën humanitare.

Nga ana e tij, Volodymyr Zelensky falënderoi partnerët finlandezë për strehimin e refugjatëve ukrainas dhe për “trajtimin e ngrohtë të popullit tonë”.

“Sot, në kohët e këtyre sfidave, gjatë luftës, një qëndrim kaq i ngrohtë është vërtet i rëndësishëm. Kjo është një nga sfidat për shtetin tonë: njerëzit, gratë, fëmijët, të moshuarit duhet të gëzojnë barazi në vendet e tjera përderisa kjo luftë është…. Unë e vlerësoj shumë, nuk do ta harrojmë”, theksoi Presidenti i Ukrainës.

Presidenti i Finlandës Sauli Niinistö vizitoi Ukrainën më 24 janar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb