Inter mbetet në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodh me Lautaro Martinez, do të mund Barcelona të paguaj klauzolën e tij të largimit, 111 milion euro e vlefshme deri më 7 korrik?. Në të njëjtën kohë, zikaltërit nuk mund të qëndrojnë në pritje por po punojnë për ti gjetur një partner të ri Romelu Lukakut. Të gjithë pistat të dërgojnë në një emër, Edison Cavani, aq më tepër tashmë kur Mauro Icardi u transferuar zyrtarisht tek PSG.

Cavani
Cavani

Pavarësisht moshës, Cavani është një sulmues për të flasin shifrat, 341 gola të shënuar deri më tani, vetëm në rang klubesh ndërsa me përfaqësuesen e Uruguait ka shënuar 50 gola. Në shifra të ngjashme e ndjek dhe partneri i tij i mundshëm, Romelu Lukaku, 210 gola në rang klubesh dhe 52 gola me fanellën e Belgjikës. Në total të dy sulmuesit kanë shënuar mbi 600 gola, shifra të cilat mund të zbusin sado pak largimin e mundshëm të Martinez. Në çdo rast, Antonio Conte do të kishte në dispozicion edhe vitin pasues një sulm shumë të mirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb