BRAZIL

Numri i rasteve të koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën e 6.5 milionë sipas të dhënave të “Johns Hopkins University” më saktë 6,513,301 nga të ciët kanë ndërruar jetë 386,073 persona.

Ndërsa deri tani të botë të shëruarit janë shëruar 2.807.420 persona. Ndërkohë që në Europë dhe SHBA situata nga koronavirusi ka filluar të qetësohet disi në Amerikën Latinë shifrat rritet në mënyrë të frikshme.

Deri tani në Amerikën Latine të infektuarit në COVID-19 janë . 1 136 034, 46.555 vetëm në 24 orët e fundit. Ndërsa personat që kanë humbur jetën deri më sot janë 56.426, nga të cilët vetëm 2.195 në 24 orët e fundit.

Brazili është gjithmonë në krye të renditjes, si shteti më i prekur nga COVID-19 në Amerikën Latine. Deri tani janë regjistruar 584,016 persona të infektuar me koronavirus nga të cilët kanë ndërruar jetë 32.548 persona nga të cilët vetëm 2.195 në 24 orët e fundit.

46.555 janë vetëm rastet e reja të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit. Pas Brazilit është Peruja me 178.914 të infektuar dhe 4.894 të vdekur. Në vend të tretë është Kili me 113.628 të infektuar me koronavirus dhe 1.275 të vdekur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb