Janë mbi 650 qytetarë të thirrur sot për të votuar në 6 bashki të vendit në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Njësitë vendore ku do të mbahen këto zgjedhje janë:

1. Bashkia Shkodër, qarku Shkodër;
2. Bashkia Dibër, qarku Dibër;
3. Bashkia Durrës, qarku Durrës;
4. Bashkia Vorë, qarku Tiranë;
5. Bashkia Rrogozhinë, qarku Tiranë;
6. Bashkia Lushnjë, qarku Fier.

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote.
10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë.

135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. 941 është numri i qendrave të votimit.

Lista online e zgjedhësve, për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi vendore Verifikimi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: