“Shqipëria aktualisht ka mbi 23% të popullatës në moshat 15- 29 vjeç, ose mbi 660 mijë të rinj, djem e vajza, dhe sipas sondazhit, pjesa më e madhe e tyre tani e mendojnë emigrimin si rrugën kryesore dhe të vetme për mbijetesën e tyre dhe të familjes”.

Kështu deklaron ish-deputetja e LSI-së Erisa Xhixho në ditën ndërkombëtare të emigracionit, teksa thekson se Shqipëria po vuan periudhën më të vështirë me emigrimin masiv të të rinjve duke akuzuar qeverinë për këtë.

POSTIMI I PLOTË
Sot në ditën ndërkombëtare të emigracionit Shqipëria po vuan periudhën më të vështirë me emigrimin masiv të të rinjve për shkak të keqqeverisjes, papunësisë, pasigurisë, padrejtësisë dhe mungesës së shpresës për të ndërtuar të ardhmen në vendin tonë.
Jemi në vendin e parë për azilkërkues për vendet e BE dhe jemi pas Sirisë për numrin më të lartë të azil kërkuesve.
Ndërkohë Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë ka kryer një anketim me të rinj nga gjithë vendi ku shihet një rritje e papunësisë dhe pesimizmit të tyre për të ardhmen.
Shqipëria aktualisht ka mbi 23% të popullatës në moshat 15- 29 vjeç, ose mbi 660 mijë të rinj, djem e vajza, dhe sipas sondazhit, pjesa më e madhe e tyre tani e mendojnë emigrimin si rrugën kryesore dhe të vetme për mbijetesën e tyre dhe të familjes.
Po ndaj me ju një video që sjell fakte të tjera të situatës në të cilën ndodhemi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb