Mbi 66,000 burra ukrainas janë kthyer nga jashtë për të luftuar për vendin. Kështu deklaron ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleskii Reznikov.

Një nga ata që vendosën të kthehen është Yuriy Vernydub, një trajner futbolli 56-vjeçar që udhëhoqi skuadrën moldave Sheriff Tiraspol drejt një fitoreje shokuese kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve të vitit të kaluar.

Ai tha se vendosi të kthehej në momentin që djali i tij i telefonoi për t’i thënë se Rusia kishte sulmuar. Ai tregoi përvojën e tij të kthimit në shtëpi për BBC.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb