SHBA-ja regjistroi 68 212 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Këto raste të reja e çojnë në 4 174 437 numrin total të rasteve të regjistruara që prej fillimit të epidemisë në vend, më i prekuri në botë nga virusi, sipas të dhënave të univeristetit me qendër në Baltimore.

Numri i të vdekurve ka arritur tashmë në 146 391, prej të cilëve 1 067 u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit.

Pas një përmirësimi në fund të pranverës, SHBA-ja ka regjistruar një rritje të numrit të rasteve që prej disa javëve, veçanërisht në jug dhe perëndim të vendit.

Këto 12 ditët e fundit numri i rasteve ditore ka kaluar në çdo herë shifrën 60 000.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb