SHBA

Numri i të infektuarve në botë nga Covid-19 e ka kaluar shifrën e 74 milionë. Sipas të dhënavë të Johns Hopkins University deri tani në mbarë globin kanë shënuar 74,210,350 persona të prekur nga koronavirusi, nga të cilët kanë ndërruar jetë, 1,648,956 persona.

Shteti më i prekur nga pandemia e Covid-19 është SHBA-ja , e cila ditën e djeshme shënoi një rekord raste të reja mbi 250.000 dhe 3.700 të vdekur. Deri tani në SHBA janë regjistruar 16,964,180 të infektuar dhe 307,429 të vdekur.

Më pas është India me 9,956,557 të infektuar dhe 144 451 të vdekur. Brazili është në vend të tretë me 7,040,608 raste me Covid-19 dhe 183,735 viktima.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb