GRAMSH

2400 të moshuar kanë pranuar të bëjnë vaksinën anti-covid në rrethin e Gramshit. Vaksinimi ka filluar ditën e djeshme në mëngjes dhe procesi vazhdon me të moshuar mbi 75 vjeç që kanë marrë vaksinën kineze “Sinovax”.

Procesi i vaksinimit po vazhdon në qytet dhe në njësitë Pishaj e Kodoviat, ndërsa numri i të vaksinuarve ka shkuar në 310 persona.

Ditët në vazhdim vaksinimi do kryhet në njësitë Kukur, Lenie, Tunjë, Sult e Poroçan. Sipas informacioneve të marra pranë drejtorisë së shërbimit spitalor publik janë telefonuar 2400 qytetarë të moshës mbi 70 vjeç të cilët kanë pranuar të bëjnë vaksinën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: