Autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se aktualisht janë aktivë më koronavirus 314 raste, ndërsa theksojnë se situata epidemiologjike është e qëndrueshme.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157, 971. Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 2, 989 persona.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 2, 096 doza të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë dhënë 1, 656, 937 doza.

Deri më tani 777, 730 qytetarë janë vaksinuar me dy doza kundër Covid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb