TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e qytetarëve shqiptarë që i janë përgjigjur Këshillimit Kombëtar dhe anketës së qeverisë me 12 pyetje. Janë mbi 82 mijë qytetarë që kanë plotësuar anketën deri mesnatën e kaluar.

Rama i falënderon dhe iu jep garanci se opinioni i tyre do të dëgjohet dhe më tej i fton “të dëgjojmë njëri-tjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë”.

“??➕40.000 qytetarë janë përfshirë deri mbrëmë në orën 00:00 në Këshillimin Kombëtar – 40,236 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës ëëë.keshillimikombetar.al dhe mbi 2,500 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar?Faleminderit të gjithëve me garancinë se opinioni i tyre do të dëgjohet me respekt?
Ju lutem jepeni mendimin tuaj në pyetësorin #KëshillimiKombëtar?? përmes postës ose linkut www.keshillimikombetar.al?
#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë??”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb