Doktoresha Marsela Ceno ka rrëfyer në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” faktin sesi ka ikur në Gjermani.

Ceno shprehet se ajo ka ikur vite më parë në Gjermani, sepse atje iu dha mundësia për specializim. Sipas saj, në shtetin gjerman aktualisht janë mbi 800 mjekë nga Shqipëria.

Ne kemi themeluar edhe Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani. Unë në vitin 2010 dhe 2011 kam shkuar në Gjermani dhe nuk e mendonim se do punonim në shtetin gjerman. Në atë kohë nuk ishte trend. Unë qëndrova sepse mu dha mundësia që të bëj specializimin në një fushë ku unë doja.

Specializimin e përfundova në nëntor të 2011. Nuk kam akoma asnjë ide e gjë që mund të më bëjë këtë ide të këndshme, pra kthimin vështirë ta mendoj. Janë 630 mjekë të regjistruar në shoqatë, por ka edhe më shumë, që nuk janë regjistruar. Janë mbi 800 mjekë nga Shqipëria, me pasaporta të Shqipërisë”, deklaroi ajo.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb