Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 85 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

“Gjithsej 85 027 813 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën”, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me 20 904 701 raste deri më tani.

Ky vend ndiqet nga India me 10 324 631 raste, Brazili me 7 716 405, Rusia 3 236 787, Franca 2 643 239, Britania e Madhe me 2 599 789, Turqia me 2 232 035, Italia me 2 141 201, Spanja me 1 936 718, Gjermania me 1 773 540, Kolumbia 1 666 408, Argjentina 1 634 834, Meksika 1 443 544, Polonia me 1 312 780, Irani me 1 237 474, Afrika e Jugut me 1 088 889, Ukraina me 1 074 93 dhe Perjua me 1 018 99 raste.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,84 milionë persona, ndërsa mbi 60 milionë janë shëruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb