Të paktën 95 migrantë të parregullt të cilët kanë bërë thirrje për “ndihmë urgjente” në ujërat e Detit Mesdhe duke tentuar të kalojnë nga Afrika në Evropë, mbi 30 orë janë në pritje për të shpëtuar.

Një llogari e quajtur “Alarm Phone” në Twitter që njofton për thirrjet për ndihmë të migrantëve dhe lëvizshmërisë së migrimit në Detin Mesdhe, rikujtoi se një varkë me 95 migrantë ka bërë thirrje për “ndihmë urgjente” para 33 orësh.

“Një anije tregtare monitoron nga distanca situatën pa ofruar ndonjë ndihmë. Edhe sa duhet të vuajnë njerëzit dhe të mbeten nën rrezikun e mbytjes? Edhe sa mund të mbijetojnë?”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM) në Itali, Flavio Di Giacomo në Twitter e shpërndau postimin e “Alarm Phone”.

“Migrantët në det presin të shpëtojnë. Menjëherë duhet të zhvillohet operacioni i shpëtimit. Duhet urgjentisht të shpëtohen. Të rikujtojmë se këtyre varkave u mungon siguria dhe nuk janë të përshtatshme për lundrim. Në çdo moment mund të kenë problem”, u shpreh Di Giacomo.

Pjesa e Detit Mesdhe mes Italisë, Maltës dhe Libisë është bërë nga kalimet më të rëndësishme të migrimit të parregullt në vitet e fundit, nga Afrika në drejtim të Evropës.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb